Ndotja e ajrit, ekspertët: Matje të sakta për t’i parandaluar pasojat
Ajri i ndotur vjen si pasojë e emisioneve të substancave të ndotura.....

Ajri i ndotur vjen si pasojë e emisioneve të substancave të ndotura. Për të krijuar një platformë të qartë me masat e nevojshme për parandalimin e ndotjes, sigurisht që nevojiten matje të sakta dhe cilësore të nivelit të këtyre grimcave të dëmshme, në mënyrë që të kihet një pasqyrë e saktë se cilët ndotës ndikojnë në masë më të madhe në një vend të caktuar.
“Matjet janë të domosdoshme për raportim të drejtë për situatat në lidhje me cilësinë e ajrit. Kjo është detyrë e kompanive, në përputhje me lejet e integruara ekologjike, aktivitetet e të cilave janë nën kontroll të Inspektoratit për mjedisin jetësor”,- deklaroi drejtoresha e “Tehnolab”, Magdalena Trajkovska-Tërpeska.
Kjo kompani është e para e këtij lloji në Maqedoni që akreditohet. Laboratori kryen hulumtimin e cilësisë së ajrit përmes 15 metoda të reja, sipas të gjitha standardeve të kërkuara nga BE.
“Ne na vjen mirë që Maqedonia ka laboratorin e parë. Nga kjo fushë ka edhe laboratore të tjera, megjithatë implementimi i këtyre metodave të cilat promovohen këtu deri më tani nuk kanë qenë të zbatuara në praktikë”,- theksoi drejtori i Institutit për akreditim, Tërpe Risteski.
Ekspertët e matjes së ndotjes thonë se edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se cilat janë elementet kryesore që ndikojnë në ndotjen e ajrit dhe të japin kontributin e tyre për përmirësimin e gjendjes. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
