Maqedoni
Shfrytëzimi i energjisë diellore, fuqi energjetike për 5 mijë familje në Pollog
15.02.2017 16:56
Në Tetovë u promovua sot projekti fotovoltaik. Është një projekt energjetik, që synon sigurimin e energjisë elektrike për rreth 5 mijë familje në rajonin e Pollogut...

Projekti kap një vlerë prej rreth 100 milionë eurosh. Investimi realizohet nga një kompani vendore në partneritet me një kompani nga Gjermania.
“Kemi paraparë diku rreth 85 megavat dhe investimi kushton diku rreth 100 milionë euro, përafërsisht 97.5 milionë të cilat i kemi siguruar nga partneri ynë nga Gjermania. Ne presim që në 85 megavat energji, e cila është e barabartë me 1357 këh, e që presim që të furnizojë diku rreth 3500-5000 amvisëri shtëpiake”,- deklaroi investitori, Abdulxhemil Ramadani.
“Në Maqedoni ka kushte të volitshme dhe mundësi për të zhvilluar këtë aktivitet. Do të zhvillojmë në shkallë të ndryshme investimin dhe shkalla e parë e investimeve do të jetë investim privat. Presim që rezultatet e para t’i shohim pas dy viteve, ndërsa faza e parë e projektit pritet të fillojë në pranverë”,- theksoi përfaqësuesi i kompanisë gjermane, Vorstand Sadosski.
Realizimi i projektit pritet të fillojë së shpejti, pasi të sigurohen edhe disa licenca shtesë.
VISAR SADIKI
