Maqedoni
Janeva: Gjykatësit frikësohen për lëndët tona, PPS heton kriminelët e rangut të lartë
15.02.2017 18:33
Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva, prezantoi sfidat me të cilat përballet PPS...

Janeva tha se Specialja nuk është e kënaqur nga puna e gjykatave rreth lëndëve të PPS-së. Ne hetojmë grupin kriminel që gjendet në krye të shtetit, e jo kriminelë të zakonshëm, ka potencuar Janeva.
Sipas saj, pikërisht ky fakt mund të detyrojë gjykatës të caktuar të keqpërdorin detyrën dhe autorizimin zyrtar kur bëhet fjalë për korrupsionin të radhët të funksionarëve të lartë nga pushteti.
Janeva kërkon që gjykatësit të kuptojnë se përfaqësojnë pushtetin e tretë dhe duhet të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë të ndërgjegjshme, të ndershme dhe profesionale. Por, sipas Janevës, në rastet e PPS-së kjo nuk është ashtu.
