“Evzoni” edhe më tej i mbyllur
Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni...

Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni edhe më tej është i mbyllur për qarkullim. Vendkalimet Mexhitlia (Manastir) dhe Dojran janë të hapura për qarkullim për çfarëdo lloj të automjeteve, informoi Lidhja AutoMoto e Maqedonisë (LAMM).
Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, përveç në vendet me hije. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan Makedonska Kamenicë Dellçevë, VinicëBerovë, GostivarStrazhë, MavrovëDibërStrugë, D.KapiUdovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje Bukovë. Aksi rrugor Shkup - Makedosnki Brod përmes Jasenit është me kalueshmëri të kufizuar.
Në terminet e vërtetuara për qarkullim të njëanshëm, lejohet lëvizja vetëm e veturave të lehta të terrenit. Komunikacioni në drejtimin rrugor Prilep Manastir Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut, e cila është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet,pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit.
