Zhbogar dhe Timonier për vizitë në Berovë

16.02.2017 10:09

Në kuadër të fushatës ”BE-ja për ty”, euroamabsadori Samuel Zhbogar...

Në kuadër të fushatës ”BE-ja për ty”, euroamabsadori Samuel Zhbogar, si edhe ambasadori francez, Christian Timonier, do ta vizitojnë sot komunën e Berovës.

Ambasadorët do të priten nga kryetari i komunës, Dragi Naxhinski, ndërkaq për Berovën BE-ja ka paraparë një fond prej 3 milionë euro për rindërtim të rrjetit të kanalizimit.

Fushata ”BE-ja për ty” ka filluar më 27 janar me Kërçovën, kurse qëllimi është të informohen qytetarët për ndihmën që BE-ja e jep për Maqedoninë.