Turqi, një i dyshuar i ri për vrasjen e ambasadorit rus

16.02.2017 12:14

Autoritetet turke kanë ndaluar një tjetër të dyshuar....

Autoritetet turke kanë ndaluar një tjetër të dyshuar në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov, në dhjetorin e vitit të kaluar.

Policia ndaloi të dyshuarin në Ankara, më 15 shkurt, tha Agjencia Anadolu duke cituar burime të paidentifikuara të sigurisë. Sipas Anadolut, autoritetet besojnë se i dyshuari ka bërë biseda telefonike me Mevlut Mert Altintas, policin që ka qëlluar për vdekje ambasadorin, Andrei Karlov, më 19 dhjetor.

Altintas, 22 vjeç, ka thirrur: “mos harroni Alepon”, gjatë sulmit. Ai më pas është vrarë nga policia.

Sipas Agjencisë Anadolu, katër të dyshuar ndodhen aktualisht në paraburgim në lidhje me hetimet.