Edi Rama për vizitë në Prishtinë (VIDEO)
16.02.2017 15:19
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbërritur në Prishtinë para pak minutash....

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbërritur në Prishtinë para pak minutash.
Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin e mbërritjes së kryeministrit Rama në qendër të Prishtinës.
Më herët gazetametro.net kishte raportuar se kryeministri shqiptar do të marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet në nder të përvjetorit të 9’të të Pavarësisë.
Gjithashtu, Gazeta Metro mëson që Edi Rama do të qëndrojë në Prishtinë. Ai gjatë mbrëmjes do të jetë mysafir i Teatrit Kombëtar, për të përcjellur një shfaqje baleti të Trupës së Baletit të Kosovës.
