Maqedoni
Këshilli i Europës: Qytetarët të kërkojnë drejtësi në gjykatat e vendit e më pas në Strasburg
16.02.2017 16:54
Qytetarët, të cilët u janë shkelur të drejtat elementare, së pari duhet t’i shfrytëzojnë resurset e vendit e më pas të kërkojnë drejtësi nga Gjykata në Strasburgut...

Qytetarët, të cilët u janë shkelur të drejtat elementare, së pari duhet t’i shfrytëzojnë resurset e vendit e më pas të kërkojnë drejtësi nga Gjykata në Strasburgut, e cila gjykatë duhet të jetë opsioni i fundit, rekomandon Këshilli i Europës.
Ky këshill do të investojë shtatëqind mijë euro për trajnimin e gjykatësve, prokurorëve dhe avokatëve në vend, me qëllim që të luftojnë në mënyrë sa më efikase shkeljen e të drejtave të njeriut.
“Ankesat për shkeljen e të drejtave të njeriut duhet të mbrohen më së miri në vendin e vetë, prandaj gjykatësit, prokurorët dhe avokatët duhet të jenë të njoftuar me marrëveshjet relevante ndërkombëtare dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”,- tha Daniel Shmit nga Këshilli i Europës.
Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë tha se këto 10 vitet e fundit kanë punuar në aplikimin e standardeve nga Konventa europiane për të drejtat e njeriut, e cila është e rëndësishme për ndryshimin e mentalitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“E një rëndësie të veçantë është ndërrimi i mentalitetit të gjykatësve dhe prokurorëve që rrjedhin nga një sistem kontinental i drejtësisë, të cilët kryesisht deri më tani kanë vendosur në mënyrë deduktive. Tani me ndërkombëtarizimin e së drejtës së brendshme, në vendimet e tyre gjykatësit duhet të përdorin argumente të tjera të tilla si parimet e përgjithshme ligjore të rendit shoqëror, sundimin e ligjit, funksionalitetin ligjor, balancimin etj”,- deklaroi drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Aneta Arnaudova.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski, vlerësoi se futja e ankesës së plotë kushtetuese si ndonjë pjesë e reformës kushtetuese, do të ofrojë mundësi të reja për qytetarët në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Projekti është planifikuar të zgjasë 18 muaj, deri në maj 2018. Ai është financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga Këshilli i Europës.
SANIJE DURAKU
