Maqedoni

20 institucione shtetërore të Maqedonisë trajnohen për të dhëna gjeohapësinore

16.02.2017 17:35

Përfaqësues të 20 institucioneve shtetërore me shfrytëzimin e përvojave europiane trajnohen që të krijojnë edhe standardizojnë...

Përfaqësues të 20 institucioneve shtetërore me shfrytëzimin e përvojave europiane trajnohen që të krijojnë edhe standardizojnë të dhënat gjeohapësinore në kompetencë të tyre, me çka do të mundësohet të jenë të kapshëm përmes gjeoportalit për Infrastrukturë kombëtare të të dhënave hapësinore të Kadastrës.
 
Qëllimi i seminarit është që të rritet ndërgjegjja për nevojën e zhvillimit dhe ndarjes së të dhënave gjeohapësinore përmes serviseve, në pajtim me direktivat europiane inspire. 
 
“Kjo është mundësi e mirë që të gjitha institucionet shtetërore setet e tyre të të dhënave hapësinore t'i standardizojnë, ato që nuk i kanë t'i mbledhin, të përcaktohet saktë kush për çka është kompetent, të bëhen të dhëna target për prodhimet që i kanë dhe të gjitha të gërshetuara së bashku të publikohen, gjegjësisht të rrezatojnë drejt gjeoportalit nacional”,- deklaroi drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Tërpeski.
 
Në seminarin treditor, përfaqësues të Drejtorisë së Gjeodezisë të Kroacisë dhe të Kadastrës suedeze transmetojnë përvoja për përpunim të të dhënave target dhe validitetit të tyre. 
 
“Vendosja e infrastrukturës kombëtare e të dhënave ndikon në transparencën e të dhënave të sektorit publik në sferën e të dhënave hapësinore. Kjo është hera e parë që të dhënat e sektorit publik në mënyrë sistematike dhe transparente të prezantohen para të tjerëve. Kjo në mënyrë indirekte do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së të dhënave, ndërkaq shfrytëzuesit nga një vend do të kenë qasje deri tek të gjitha të dhënat e sektorit publik”,- tha përfaqësuesi nga Drejtoria e Gjeodezisë së Kroacisë, Tomisllav Cicili.
 
Nga Kadastra thonë se do të përgatitet edhe regjistër i përmbledhjeve të të dhënave hapësinore, me të cilin do të definohen saktë kompetencat nga seti i 32-të i të dhënave hapësinore që i ka Maqedonia. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI