Maqedoni

Takimi Jolevski – Rohrabaker, Shilegov: A e inicioi deklaratën për ndarje të Maqedonisë?

16.02.2017 18:03

LSDM kërkon llogari nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, të sqarojë se a ka qenë takimi i tij me kongresmenin amerikan, Dejna Rohrabaker...

LSDM kërkon llogari nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, të sqarojë se a ka qenë takimi i tij me kongresmenin amerikan, Dejna Rohrabaker, shkak për deklarimet e kongresmenit për ndarje të Maqedonisë.
 
Zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov, ka kërkuar që të jepen detaje të vizitës së tij në ShBA, se mos vallë Jolevski lobon për interesa të partisë së Gruevskit. 
 
“Ministri i VMRO-DPMNE-së, Zoran Jolevski, do të duhet të shpjegojë se çka është biseduar në takimin që ka pasur me Dejna Rohrabaker. A është ky takim shkak për deklarimet kontroverse të kongresmenit amerikan për ndarje të Maqedonisë? Ministria e Mbrojtjes ka obligim të përgjigjet me kë tjetër është takuar ministri Jolevski? A kanë qenë ato takime private apo zyrtare dhe a duhet që opinioni i vendit të presë deklarime të tjera si rezultat i vizitës dhe takimeve të Jolevskit?”,- tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
 
Edhe përkundër deklarimeve të kongresmenit amerikan për shkatërrim dhe ndarje të Maqedonisë, Shilegov thotë se Maqedonia nuk do të shkatërrohet përpos sistemit kriminel të VMRO-DPMNE-së.
 
“LSDM porosit qytetarët të jenë të qetë. Maqedonia nuk do të shkatërrohet. I vetmi që do të shkatërrohet është sistemi kriminelo-korruptues të cilin e krijoi Nikolla Gruevski. Ndryshimet të cilat i sjellë LSDM-ja janë garanci për stabilitetin e Maqedonisë. Pason jetë për të gjithë qytetarët...”,- u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
 
Kohë më parë kongresmeni amerikan, Dejna Rohrabaker, pati thënë se Maqedonia duhet të ndahet në dy pjesë, njëra t’i shkojë Kosovës e tjetra Bullgarisë.
 
MERAL ISMAILI