Maqedoni

FSShM parashikon ilaçe të reja për onkologjinë

16.02.2017 18:07

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë, sot ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencisë...

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë, sot ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencisë e barërave ka rënë dakord që të shtojë listën e ilaçeve në fond me emra të rinj.
 
Sipas drejtorit të Fondit, Orhan Ramadani, bëhet fjalë për gjashtë lloje të ilaçeve që kanë të bëjnë me kurimin dhe shërimin e kryekëput të sëmundjeve onkologjike për pacientët e hematologjisë, si dhe për kurimin e sëmundjes Hepatit C.