Maqedoni

Formimi i qeveri së re, Zhbogar: Liderëve ju nevojitet më tepër kohë

16.02.2017 18:11

Rreth formimit të Qeverisë së re sot sërish është prononcuar ambasadori i Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar...

Ambasadori Zhbogar ka thënë se situata në vend nuk është edhe aq e keqe dhe se nuk duhet dramatizuar me të. Ai është optimist se liderët politik do të gjejnë mënyrën më të mirë për të formuar qeverinë. Sipas tij, liderëve politikë u nevojitet pak më tepër kohë.
 
“Nuk mendoj se gjendja në vend është shumë e keqe, nuk duhet të dramatizojmë. Patëm zgjedhje dhe duhet t’u jepet më tepër kohë që të mund liderët politikë të formojnë qeveri. Po e shoh se partitë janë angazhuar. Jam optimist se liderët politik do të gjejnë mënyrën e vërtetë për të formuar qeveri, që të mund ne si BE të vazhdojmë të punojmë në realizmin e reformave që janë të nevojshme”,- deklaroi ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.