Botë

Putin kërkon bashkëpunim me Agjencitë amerikane të inteligjencës

16.02.2017 19:11

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të përfitonin nga rivendosja e komunikimit...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të përfitonin nga rivendosja e komunikimit midis agjencive të tyre të inteligjencës për të forcuar luftën kundër terrorizmit.
 
“Është në interesin e secilit që të rivendoset dialogu me agjencitë e inteligjencës të ShBA-së dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s”,- tha Putin para Shërbimit Federal të Sigurisë në Moskë. “Është absolutisht e qartë se në fushën e kundër-terrorizmit të gjitha qeveritë përkatëse dhe grupet ndërkombëtare duhet të punojnë së bashku”,- tha ai. 
 
Marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Rusisë janë përkeqësuar prejse Moska ka aneksuar ilegalisht gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014, dhe vazhdon mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës.
 
Udhëheqësi rus tha se numri i sulmeve kibernetike kundër Rusisë është trefishuar vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2015, dhe ka kërkuar mbrojtje më të mirë kundër këtyre sulmeve.