Botë
Merkel: Asnjë shtet nuk mundet vetë t’i zgjidhë problemet në botë
16.02.2017 19:32
Asnjë vend nuk mundet vetë t’i zgjidhë problemet dhe qeveritë mund të bëjnë shumë...

Asnjë vend nuk mundet vetë t’i zgjidhë problemet dhe qeveritë mund të bëjnë shumë më tepër për shtetet e tyre nëse punojnë së bashku dhe në bashkëpunim të ngushtë, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Gjermania kryeson me 20 ekonomi udhëheqëse (G-20), ministrat e të cilëve kanë takim dyditor në Berlin. Merkel e ka potencuar rëndësinë nga bashkëpunimi shumëpalësh pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, i ka vendosur nën pikëpyetje aleancat ndërkombëtare dhe deklaroi se politika e tij do të udhëhiqet nga parimi “Amerika në vend të parë”.
Sipas MerkeliT, është shenjë e mirë që administrata amerikane dërgon delegacion në konferencën e ardhshme të sigurisë, që duhet të mbahet në Munih.
Në konferencën treditore që fillon të premten, zëvendëskryetari amerikan, Majk Pensi, dhe sekretari i Mbrojtjes, Xhejms Matis, do të kenë takime me aleatët eUropianë.
