Parashikimi i motit për sot

17.02.2017 09:17

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale....

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri minus gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej shtatë deri 14 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lpkale. Tempreatura e mëngjesit do të jetë deri minus 3, ndërsa e ditës do të arrijë deri 13 gradë. Deri të shtunën nëpër fushëgropa do të ketë kushte për dukuri të mjegullës së mëngjesit.

Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, të cilat të dielën vende­vende do të jenë me intensitet të matur. Në viset më të larta reshjet do të jenë të borës. Do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, rënie të vogël të temperaturave ditore do të ketë të dielën dhe të hënën.