Sot do të shënohet 22 vjetori i ligjëratave të para në Universitetin e Tetovës

17.02.2017 09:57

Gjatë aktiviteteve do të bëhen homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip.....

Universiteti i Tetovës përmes një kumtese të lëshuar për media ka njoftuar se sot me disa aktivitete do të shënojë 22 vjetorin e ligjëratave të para të këtij universiteti.

Gjatë aktiviteteve do të bëhen homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Emini dhe themeluesit dhe rektorit të parët të UT-së, Fadil Sulejmani.

Gjithashtu muezeu i Universitetit të Tetovës në fshatin Poroj, do t’i ketë dyert e hapura për vizitorët prej orës 9:30 deri 16:00.