Komunikacioni në vendin tonë po zhvillohet nëpër rrugë të thata
Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata...

Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, përveç në vendet me hije. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Aksi rrugor Shkup - Makedosnki Brod përmes Jasenit është me kalueshmëri të kufizuar.
Në terminet e vërtetuara për qarkullim të njëanshëm, lejohet lëvizja vetëm e veturave të lehta të terrenit. Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep Manastir Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut, e cila është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan Makedonska Kamenicë Dellçevë, VinicëBerovë, GostivarStrazhë, MavrovëDibërStrugë, D.KapiUdovë, KatllanovëVeles, KrushevëDemir Hisar dhe Resnje Bukovë.
