Parku teknologjik në UEJL shënoi një vjetorin
Parku teknologjik në “Universitetin e Evropës Juglindore” në Tetovë, ka festuar një vjetorin e themelimit…….

Parku teknologjik në “Universitetin e Evropës Juglindore” në Tetovë, ka festuar një vjetorin e themelimit. I ndërtuar si një vend ku studentët dhe profesorët mund të jenë më pranë sektorit të biznesit, “SEEU Tech Park” tashmë ka arritur bashkëpunim me katër kompani, me synimin që ky numër të shtohet më tej në të ardhmen.
“Ky trekëndësh ndërmjet parqeve teknologjike , që janë pjesë e universiteteve, kompanive dhe qeverive, është trend botëror dhe tani në nivel botëror paraqet teknologji që suportohet edhe nga qeveritë edhe nga biznes-sektori, me qëllimin e vetëm, që biznes- sektori të ketë një qasje më të afërt me studentët brenda universiteteve. Kënaqësia jonë është që sot në parkun teknologjik kemi katër kompani që janë pjesë e jona dhe dy inkubator kompani të reja, që inkubojnë me idetë e tyre, që të krijojmë një kompani të re në rajon”, deklaroi drejtuesi i “Seeu Tech Park”, Azir Aliu.
“Parku teknologjik sidomos falë atyre entuziastëve që na ndihmuan të hedhim një ide dhe themeluan dhe janë duke punuar me entuziazëm në arritjen e qëllimeve, mendoj që kanë arritur me aktivitetet që kanë bërë, që të arrijnë disa nga objektivat për të cilat u themelua parku teknologjik. Pikë së pari në parkun teknologjik veç më një vit kemi kompani të cilat bashkëjetojnë me ne dhe më vjen mirë që të konstatoj se ato gjatë këtij viti janë rritur për nga volumet dhe nga cilësia e produkteve që ofrojnë në tregun e artë të punës”, tha rektori i UEJL-së, Zamir Dika.
UEJL-ja me këtë park ka për qëllim të orientojë studentët për të qenë më afër profilit që kërkojnë kompanitë në Republikën e Maqedonisë. (Miftar Emini, TVM2)