Oda Ekonomike e Maqedonisë sot e shënon 95 vjetorin e punës
17.02.2017 11:22
Oda Ekonomike e Maqedonisë sot shënon jubileun....

Oda Ekonomike e Maqedonisë sot shënon jubileun, 95 vjet nga organizimi i odës dhe punës në Republikën e Maqedonisë. Me këtë rast, organizon tryezë të rrumbullakët me temë “Pozicioni i vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare-avantazhe dhe mungesa”.
Në tryezën e rrumbullakët do të marrin pjesë biznesmenët më të suksesshëm të rajonit, si dhe burrështetas të theksuar, profesorë dhe hulumtues, mes të cilëve edhe Milo Gjukanoviq, Stjepan Mesiq, Vlladimir Gligorov, si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme të vendeve të rajonit si, Kosova, Serbia, etj.
