Samiti G20, ministrat e Jashtëm takohen në Bon

17.02.2017 13:13

Ministrat e jashtëm të vendeve të G20 janë mbledhur në Bon të Gjermanisë....

Ministrat e jashtëm të vendeve të G20 janë mbledhur në Bon të Gjermanisë në një takim dyditor, i cili do të shërbejë edhe si një prelud i Samitit të G20 që pritet të mbahet në Hamburg të Gjermanisë në korrik të këtij viti.

Gjermania po ndjek një agjendë ambicioze në një periudhë krize, teksa kancelarja Merkel është nën presionin e zgjedhjeve të cilat janë shumë afër.

Takimi mbahet gjithashtu në kohën kur pasiguria dhe trazirat janë përhapur në të gjithë botën.

Që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, Gjermania ka mbajtur presidencën dhe do të jetë kryesore në këtë forum nëpërmjet një serie konferencash ministrore deri në takimin e nivelit të lartë, i cili do të zhvillohet në korrik në Hamburg.