Një deputet në Indi qëllohet me armë, më pas masakrohet me shufra hekuri (VIDEO)
17.02.2017 14:32
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Indi....

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Indi ku një politikan është vrarë në mënyrë barbare nga dy persona. Bëhet fjalë për deputetin Mnaoj Mahtre i cili është vrarë në mënyrë brutale nga dy persona të maskuar.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë pranë banesës së politikanit. Ai po afrohej te makina e tij por u qëllua me armë.
Pasi rrëzohet në tokë i plagosur, dy vrasësit i afrohen dhe nisin ta qëllojnë barabarisht me shufra hekuri. Deputeti përpiqet të largohet por e ka të pamundur nga plagët. Siç duket autorët e sulmojnë barabarisht dhe duke parë videon të japin përshtypjen se kërkojnë që ai të vuajë para se të vdesë.
