IVANOV,ROMPUJ

Ivanov takon Fylen dhe Rompuj

15.05.2014 18:48

Procesi i eurointegrimit, zgjedhjet, marrëdhëniet ndërfqinjësore, si dhe çështja e emrit kanë qenë temë e bisedimeve mes kryetarit të Shtetit, Gjorge Ivanov dhe eurokomisarit për Zgjerim, Shtefan Fyle………….

Procesi i eurointegrimit, zgjedhjet, marrëdhëniet ndërfqinjësore, si dhe çështja e emrit kanë qenë temë e bisedimeve mes kryetarit të Shtetit, Gjorge Ivanov dhe eurokomisarit për Zgjerim,  Shtefan Fyle.

Ivanov, mes tjerash ka kërkuar nga autoritetet evropiane që  Maqedonisë t’i ndërrohet status-quoja dhe  të largohen frustracionet e mbjellura te popullata. Ndërkaq eurokomisari për Zgjerim, Fyle, duke i uruar presidentit Ivanov mandatin e ri, ka kërkuar që të evitohen lëshimet  e procesit zgjedhor, që  janë vërejtje e OSBE-së.

Në drejtim të eurointegrimeve, Fyle i ka kërkuar presidentit të rizgjedhur më shumë përkushtim në përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Komisioni Evropian, sidomos për zbatimin e çështjeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit. Fyle gjithashtu ka bërë të ditur se pas përfundimit të zgjedhjeve të eurodeputetëve në PE, është i gatshëm ta vazhdojë dialogun me autoritetet e Maqedonisë, për të shënuar progres në vend.

Ivanov ka realizuar takim edhe me njeriun e parë të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj. Brukseli ka qenë destinacioni i parë i presidentit Gjorge Ivanov pas marrjes së mandatit të kryetarit të Shtetit. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)