Maqedoni
UT feston 22 vjetorin, Çeliku: Promotorë të ndryshimeve dhe progresit
17.02.2017 15:19
Universiteti i Tetovës festoi 22 vjetorin e ligjëratave të para. Drejtuesit e UT-së nderuan me homazhe dëshmorin e arsimit shqip...

Universiteti i Tetovës festoi 22 vjetorin e ligjëratave të para. Drejtuesit e UT-së nderuan me homazhe dëshmorin e arsimit shqip, Abdylselam Eminin, themeluesin dhe rektorin e parë të Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani.
“Ne si staf akademik bashkë me studentët japin një mesazh se Universiteti i Tetovës është një universitet me perspektivë, sepse është një promotor i të gjitha lëvizjeve shoqërore dhe një promotor i progresit në përgjithësi”,- deklaroi prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në UT, Arbër Çeliku.
Gjatë tërë ditës muzeu i Universitetit në fshatin Porroj i ka hapur dyert për vizitorët të cilët patën mundësi të njiheshin me dhomat origjinale ku u mbajtën ligjëratat e para të Universitetit të Tetovës me arkivin dhe misionin e universitetit.
VISAR SADIKI
