Maqedoni
VMRO-DPMNE: Zaev pranon gjithçka që t’i ikë burgut
17.02.2017 18:35
VMRO-DPMNE thotë se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, do të bëjë çmos që të formojë koalicion qeveritar, me qëllim që të mos përfundojë në burg...

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Donev, sot në një konferencë për media tha se meqë e di se nuk e ka mbështetjen e popullit, Zaev do të bëjë të gjitha lëshimet që i kërkohen.
“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi vetëm që të formojë koalicion qeveritar, pasi që në të kundërtën do të përfundojë në burg 9 vjet, për shkak të marrjes ryshfet dhe për shkak të dhunës ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore. Është e qartë se pse Zaev është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi dhe çfarëdolloj tregtie. Zaev e di se nuk e ka mbështetjen e popullit. E di se i humbi zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se populli e kundërshtoi mundësinë që kriminelët e aboluar ta udhëheqin shtetin. Për atë, përpara Zaevit janë dy mundësi, ose të përpiqet që me çdo kusht të formojë qeveri, ose që të pajtohet me faktin se vitet e ardhshme do t’i përfundojë në Burgun e Idrizovës”,- deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Donev.
