Maqedoni
PPS hyn në ambientet e MPM-së, kontrollohet dokumentacioni financiar
17.02.2017 18:48
Hetuesit e Prokurorisë Speciale Publike kanë hyrë në shtëpinë mediatike, “Media Print Maqedoni”, e cila ka në pronësi gazetat ditore “Utrinski Vesnik”, “Dnevnik” dhe “Vest”...

Nga PPS-ja thonë se kanë kontrolluar dokumentacionin financiar të kësaj shtëpie mediatike, por nuk japin më shumë informacione për shkak të fshehtësisë së procedurës parahetimore.
Pronari i MPM-së është ish-diplomati, Sergjan Kerim. Partnerët e tij “Internet Grup” nga Serbia dhe biznesmeni Jordan Kamçev nuk janë më pjesë e strukturës udhëheqëse.
