Botë

Vazhdojnë luftimet në Sudanin jugor, kampeve të refugjatëve nuk i’u shihet fundi

17.02.2017 19:11

Nuk kanë të ndalur luftimet midis forcave qeveritare dhe forcave opozitare në Sudanin jugor...

Kjo ka shtuar numrin e të zhvendosurve brenda vendit, pë të cilët nuk kujdeset askush. Janë mijëra të tillë që enden rrugëve në kërkim të një vendi të sigurtë dhe përfaqësuesit e kombeve të bashkuara thonë se forcat paqeruajtëse janë treguar të paaftë të përkujdesen për këta njerëz.
 
UNMIS-it i ndalohet qasja në zonat ku luftohet. Ata kanë qasje vetëm në këtë kamp, ku strehohen rreth 33 mijë shillukë që kanë braktisur qytetin Malakal.
 
“Nuk janë këto kushtet në të cilat njerëzit mund të jetojnë. Duam që ata të kthehen në shtëpitë e tyre. Këto janë struktura provizore të ndërtuara që njerëzit të mbrohen, sepse atje jashtë mund t’i vrasin. Duhet të vendosim paqen që njerëzit të mund të kthehen. Këtij kampi nuk i shihet fundi, e ne nuk duam që ai të ekzistojë fare. Por, ka edhe 20 mijë të tjerë që nuk e kanë as këtë kamp”,- theksoi shefi i Misionit i Kombeve të Bashkuara në Sudanin jugor, David Shearer.
 
“Nuk jam unë i pari që i kam vizituar e të cilit ia kanë treguar historitë e tyre. Është e kuptueshme kur pyesin se përse nuk ndryshon kjo situatë këtu. Por, është e rëndësishme që t’i vizitojmë e të shohin se interesohemi për ta. Po aq e rëndësishme është edhe kjo që kur të kthehem në Nju Jork, t’u tregoj të gjithëve se çfarë po ndodh në Malakal”,- tha asistenti, si dhe sekretar gjeneral për të drejtat e njeriut në OKB, Andeu Gilmour. 
 
Paqeruajtësit po përpiqen të sigurojnë korridore kalimi për të zhvendosurit. Aktualisht vlerësohet se janë 20 mijë njerëz që enden në kërkim të një kampi të sigurtë. Kjo do të jetë e vështirë, pasi luftimet nuk priten të mbarojnë shpejt.