Maqedoni

Ligji për gjuhën, Ahmeti: Parakusht për marrëveshje për qeveri të re

17.02.2017 19:55

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti , thotë se partia që ai drejton nuk do të shpejtojë në marrjen e ndonjë vendimi pa e analizuar mirë dhe pa qenë të sigurt...

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti , thotë se partia që ai drejton nuk do të shpejtojë në marrjen e ndonjë vendimi pa e analizuar mirë dhe pa qenë të sigurt që ai vendim është i drejtë, që i shërben qytetarëve dhe pritjeve të votuesve, por edhe stabilitetit dhe sigurisë së vendit.
 
Në takimimn me  Ambasadorin e Spanjës, Ramon Abaroa Carranza, Ahmeti theksoi se  propozimi ligji për gjuhën i pregaditur nga shqiptarët tashmë është dorëzuar, dhe bashkë me çështjet tjera paraqet parakusht për ndonjë marrëveshje eventuale, por për momentin, marrëveshje nuk ka.
 
Ahmeti dhe Ambasadori i Spanjës gjithashtu folën edhe për sundimin e së drejtës, integrimin euroatlantik si dhe deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare.