PARASHIKIMI I MOTIT
Moti sot sërish me vranësira dhe shi
16.05.2014 10:07
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe me të reshura të përkohshme të shiut, posaçërisht në orët e pasdites.......

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe me të reshura të përkohshme të shiut, posaçërisht në orët e pasdites. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore.
Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri 18 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë deri 16 gradë Celsius.
Të shtunën do të ketë periudha me diell dhe do të jetë mot jostabil me të reshura të mëdha lokale dhe bubullima. Stabilizimi i motit me rritje të konsiderueshme të temperaturave ditore do të ketë nga dita e diel.
