Ivanovski në Ditën botërore të telekomunikimeve në Gjenevë
Qëllimi i takimit të sivjetshëm është që të ndihmohet në ngritjen e ndërgjegjës se përdorimi i internetit dhe teknologjive të tjera informatike dhe komunikuese mund të ndikojnë në zhvillimin e ekonomive dhe shoqërive në tërësi……

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski sot do të marrë pjesë në shënimin e Ditës botërore të telekomunikimeve dhe shoqërisë informatike, që do të mbahet në Gjenevë. Organizator është Unioni ndërkombëtar i telekomunikimit (ITU).
Qëllimi i takimit të sivjetshëm është që të ndihmohet në ngritjen e ndërgjegjës se përdorimi i internetit dhe teknologjive të tjera informatike dhe komunikuese mund të ndikojnë në zhvillimin e ekonomive dhe shoqërive në tërësi, ndërsa do të shqyrtohen edhe mënyrat për kapërcimin e hendekut dixhtal.
Këtë vit tema kryesore do të jetë interneti me shtrirje të gjerë për zhvillim të qëndrueshëm. Theks i veçantë do të vendoset në angazhimin global për arritjen e qasjes universale deri te interneti me shtrirje të gjerë, si dhe të nxitet vullneti politik për arritje të këtij qëllimi. Do të shqyrtohen edhe vendimet teknologjike për qasjen e internetit me shtrirje të gjerë në mjediset rurale, në vendet më pak të zhvilluara dhe vendet e vogla ishuj në zhvillim.
Ministri Ivanovski do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Unionit ndërkombëtar të telekomunikimit Hamadan Ture dhe me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm Houlin Zhao, duke e shfrytëzuar mundësinë që ta prezantojë kandidaturën e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Këshillin e ITU. Tema të mbledhjeve do të jenë edhe angazhimet e Republikës së Maqedonisë në vendosjen e CERT (National Cyber Emergency Response Team).
Fitues të çmimeve në kuadër të shënimit të përvjetorit të ITU janë presidenti i Ruandës, Pol Kagame, presidentja e Koresë Jugore, Park Geun Hju dhe filantropi meksikan Karlos Slim.
