Ekonomi

Arsovska Tomovska: Pa formim të qeveris, ska punësime të reja

18.02.2017 16:01

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike në Maqedoni, Daniela Arsovska, sot deklaroi se ekonomia e vendit në këto momente është në makineri për reanimacion dhe sipas saj...

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike në Maqedoni, Daniela Arsovska, sot deklaroi se ekonomia e vendit në këto momente është në makineri për reanimacion dhe sipas saj, vështirë se do të mund të zgjat shumë përveç nëse nuk gjendet zgjidhje e përbashkët ose mënyrë për funksionimin e institucioneve.
 
Para fillimit të panel-diskutimeve në suaza të Samitit global të grave lidere në vitin 2017, Arsovska përmendi se ekonomia do të jetë peng derisa të zgjasë kriza politike.
 
“Situata është shuë delikate edhe vetë e dini këtë, në vend që të koncentrohemi në atë që të punojmë dhe zhvillojmë, tani edhe ai që është gjenerator i rritjes ekonomike dhe ai që duhet të krijoj politikat e të punoj në rritjen e punësimeve, asgjë nga kjo nuk është e mundur. Kjo nuk sjell mirësi as për qytetarët e as për ekonominë dhe mendoj se nuk do të mundemi edhe gjatë kohë ta durojm këtë tempo, veç nëse nuk gjindet ndonjë zgjidhje e përbashkët, ose të paktën të gjindet mënyrë se si të funksionojn institucionet për atë pjesë kritike të ekonomis”, shprehet kryetarja e LOE-SË, Danela Arsovska.  
 
 Ndërsa ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska tha se  deri sa nuk formohet qeveri, nuk mund të publikohen konkurse për punësime të rregullta në kohë të papërcaktuar.  
 
“Ka ndales ligjore, deri në formimin e Qeverisë të ketë punësime të reja, përveçse në situata kur bëhet fjalë për veprime urgjente, me crast është e nevojshme që institucioni nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, të siguroj vërtetim se me të vërtet bëhet fjalë për veprim urgjente”, shprehet ministrja e shoqërisë informatike dhe administratës Marta Arsovska Tomovska. 
 
Sipas saj, thirrje publike për punësime të rregullta nuk ka që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, dërsa në mes të kësaj periudhe, ka pasur angazhime vetëm të puntorëve sezonale në ndërmarrjen publike Pyjet e Maqedonisë dhe Rrugët e Maqedonisë.
 
SANIJE DURAKU