Maqedoni

Poposki: Evropa përballet me ridefinim të marrëdhënieve globale

18.02.2017 17:21

Ministri i Punëve të Jahstme, Nikolla Poposki, i cili merr pjesë në konferencën e sigurisë në Munih...

Ministri i Punëve të Jahstme, Nikolla Poposki, i cili merr pjesë në konferencën e sigurisë në Munih, konsideron se çështja qendrore e tubimit të njerëzve, që i krijojnë dhe zbatojnë axhendat globale diplomatike dhe të sigurisë, është nëse Evropa mund të përshtaten në ndryshimet që kanë ndodhur pas "Bregzit¬it", përzgjedhjes së Donald Trampit për president të SHBA-së, krizës në Ukrainë dhe involvimit rus në luftën në Siri.
 
Sipas tij  nuk mund të thuhet se Europa është e përgaditur për këtë ndryshim. 
 
"Është evidente se kemi dëshmuar për një fazë në të cilën raportet janë ridefinimi në nivelin global. Këtu pyetja kryesore parashtrohet për atë se sa është Evropa e aftë që të përballet me tipin e ti të sfidave të sigurisë, para se gjithash me terrorizmin dhe me balancin global të forcave. Sipas thënieve të të numrit më të madh të partnerëve nga Bashkimi Evropian, nuk mund të themi se Evropa është tërësisht e përgatitur për këtë ndryshim", deklaroi ministri i  punëve të jashtme Nikolla Popovski.
 
Sipas Poposkit Maqedonia dhe vendet ballkanike më shumë do ti ndjeshin pasojat nga mossuksesi i kontinentit evropian të përballet në mënyrë efikase me situatën e sapokrijuar, suksesin e tyre i kanë borxh kapacitetit vetjak që vetë t'i zgjidhin problemet e tyre dhe ta zvogëlojnë varësinë nga Brukseli në ecjen përpara.
 
SANIJE DURAKU