Maqedoni
Ligji i ri për gjuhën shqipe, BDI dhe Aleanca miratuan dy konkluza
18.02.2017 18:04
BDI dhe Alenaca për shqiptarët harmonizuan qëndrimet e tyre në lidhje me ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe u morrën vesh që të krijojnë trup...
BDI dhe Alenaca për shqiptarët harmonizuan qëndrimet e tyre në lidhje me ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe u morrën vesh që të krijojnë trup që do të meret me krijimin e rregullores së tryezës të partive politike shqiptare. \
Kryetari I LR-PDSH-së Ziadin Sela tha se i qëndrojnë parimit që ligjet të cilat janë në interes të shqiptarëve ti propozojnë vet partitë politike shqiptare, dhe nuk do të pranojnë që ligjin për gjuhën shqipe ta propozojnë partitë politike maqedonase. Ai gjithashtu tha se partitë politike shqiptare do ta përpilojnë edhe rregulloren për funksionimin e partive të cilat janë nënshkrues të deklaratës .
“Nga ky takim dolëm me dy konkluza. E para, obligohen partitë nënshkruese të deklaratës së përbashkët që mbrenda tre ditëve të emërojnë nga dy anëtarë komisioni që do të meret me krijimin e rregullores së tryezës të partive politike shqiptare. Dy harmonizuam qëndrimet rreth propozim ligjit dhe këtu dua ta përsëris që tryeza e partive politike shqiptare ka përgaditur ligj, dhe nuk presim që ligjin të na e ofrojnë subjektet tjera politike. Ne gjithë sëbashku jemi përfaqsues politik të shqiptarëve dhe ne kemi përgaditur dhe harmoniuar deri tani qëndrimet në lidhje me propozim ligjin, I cili avanson në mënyrë të kënaqshme përdorimin e gjuhës shqipe”, shprehet kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
Sela tha se takimet e rradhës do të mbahen në Parelament dhe shpreson që do të marrin pjesë të gjitha partite politike nënshkruesetë deklaratës, pasi që është obligim i të gjithë partive nënshkruese të jenë prezent në tryezën e përbashkët.
Nga ana tjetër lëvizja” BESA” përmes një komunikate me shkrim njoftojnë se nuk ndjejnë asnjë detyrim të marrim pjesë në takime që nuk janë në frymë të Deklaratës së Përbashkët të Partive Shqiptare në Maqedoni, aq më shumë që për ata ky takim është bilateral ndërmjet dy partive shqiptare në Maqedoni.
“Me këtë rast Lëvizja BESA e rithekson qëndrimin e saj se, përkundër asaj se disa eksponentë politikë – në mënyrë infantile – i dolën zot autorësisë së Deklaratës, megjithatë Lëvizja BESA nuk ka hequr dorë nga mbështetja e Deklaratës dhe kurdoherë që pikat e saj do të vijnë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputetët e saj do t’i mbështesin ato pika”, thonë më tej nga Lëvizja Besa.
Ky ishte takimi i dytë i partive shqiptare nënshkruese të Platformës së përbashkët. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit nuk u prononcua para mediave.
ERSAN PAJAZITI
