Maqedoni
Prokuroria publike themelore, arrestohen më shumë se tre persona; VMRO-DPMNE, LSDM është sinonim i kriminalitetit
18.02.2017 18:17
Në një aksion policor janë arrestuar më shumë se tre persona nën dyshimin se janë marrë me tregti të palejuar të drogës...
Sipas të dhënave nga prokuroria themelore për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit aksioni policor është zhvilluar në më shuëm lokacione të Shkupit, ndërsa për momentin prokuroria po kompleton dokumentacioni rreth këti rasti.
“Duke punuar në vazhdimësi në zbulimin dhe ndjekjen e krimit, Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit dhe korrupsionit udhëheq me procedurë parahetimore për zbulimin e grupit të organizuar që bën vepra penale me tregti të palejuar të drogës. Aksioni kundër grupit kriminel është zhvilluar në më shumë lokacione dhe vendbanime, ndërsa janë arrestuar më shumë se tre persona”, thonë nga Prokuroria Publike.
Pas këti aksioni reagoj menjëherë Vmro-DPMNE, e cila akuzoi se LSDM-ja është nxitës dhe sinonim I kriminalitetit.
“Mbrëm policioa arrestoi edhe një tjetër bashkëpunëtor të Zoran Zaev-it për shkak të trafikimit me drog. Njeriu i cili nëpër kafene u fotografonte me Zaevin, ka formuar grup me të cilin e kanë furnizuar me drogë Shkup. Nga kjo drogë janë helmuar fëmijët në Shkup ndërsa, ndërsa njerëzit e Zaevit janë pasuruar”, shprehet Orce Gjerogievski nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së me 11 dhjetor qytetarët e porositën Zoran Zaevin se janë kundër krimit dhe korrupsionit dhe ai duhet të filloj të mendoj burgun e Idrizovës.
SANIJE DURAKU
