Maqedoni
DHP: 15 marsi, afati i fundit për tatimet vjetore; DHP, mos prisni ditët e fundit, kryeni obligimin tatimor
18.02.2017 18:31
Ka mbetur më pak se një muaj kohë për paraqitjen e të ardhurave shtesë në Drejtorin e të hyrave Publike...

Të gjithë qytetarët të cilët vitin e kaluar kanë realizuar të ardhura shtesë, permes punësimeve të ndryshme, honorareve, kontratave autoriale dhe shitj-blerjeve, do të duhet të dorëzojnë formularët në DHP.
Por njësoj si edhe vitet e kaluara, edhe sivjet janë të paktë ata që obligimin e tyre ligjor e kanë kryher në kohë. Të tjerët presin fundin e afatit, kur edhe si zakonisht, sportelet mbushen plot. Qytetarët e anketuar nga TVM 2, ishin nga ata që dëshirojnë në kohë të kryejnë obligimet kur nuk ka shumë rrëmuja nëpër sportele
“Erdha të dorëzoj tatimin vjetor. Për çdo vit kërkesën e dorzoj më herët për arsyje se dëshiroj t’i shmang rrëmujët e zakonshme para këtyre sportelave”...
“Paraqitja e tatimeve vjetore kryesisht shkon shpejt. Për momentin nuk ak shumë pritje. Për 2-3 minuta mbarova punë, dorzova kërkesën për fitimet shtesë gjatë vitit 2016”, shprehen qytetarët e anketuar.
Në sportelet e Drejtorisë së të Hyrave Publike deri tani kanë arritur shumë pak kërkesa.
Nga DHP u apelojnë qytetarëve të mos presin ditet e fundit për të paraqitur tatimin vjetor. Këtë vit tatim vjetor duhen dorzuar edhe ata të cilat kanë fituar të ardhura përmes internetit ose tregëtisë elektronike.
“Deri më tani janë dorzuar mbi 50 mijë kërkesa për tatime vjetore të qytetarëve, ndërsa deri në skadimin e afatitit më 15 mars, presim ky numër të arrij 400 mijë kërkesa. Për atë arsyje ne u apelojmë qytetarëve të mos presin ditet e fundit për këtë por të kryejnë më herët obligimin e tyre tatimor, me çka do të shmangëshin edhe rrumujat në sportelat e DAP-it”, shprehet Vesna Novakoviq nga drejtoria për të hyra publike.
Paraqitjet vjetore tatimore mund të dorezohen edhe nëpërmjet formës elektronike dhe postës.
Qytetarët do të duhet ti paraqesin të gjitha të ardhurat shtesë për kryerjen e përkohshme të veprimtarive, qirave, marrëveshjeve autoriale, dividentat e interesit, ndërsa nuk duhet të paraqesin të ardhurat të fituara në bastore, shpenzimet për udhëtime, përdorimin i makinës personale, si dhe dhuratat deri më 5 mijë denare të fituara në lojrat e fatit.
REXHEP QAMILI
