BUNDESLIGA

Azemi dhe Mavraj shumë pranë Bundesligës

16.05.2014 10:20

Grojter Furti sonte në transfertën në Hamburg barazoi me rezultatin e fillimit 0:0, rezultat ky që ju jep shpresa atyre se do të mund të eliminojnë skuadrën e cila që nga themelimi i saj në vitin 1963, gjithnjë ka qenë pjesë e elitës së futbollit gjerman……

Skuadra e Grojter Furtit ku luajnë dy futbollistët shqiptarë, Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi ka siguruar një rezultat të favorshëm nga ndeshja e parë e balotazhit kundër skuadrës së Hamburgut, në ndeshjen e tyre tëparë e vlefshme për të siguruar një vend në mesin e skuadrave më të mira gjermane.

Grojter Furti sonte në transfertën në Hamburg barazoi me rezultatin e fillimit 0:0, rezultat ky që ju jep shpresa atyre se do të mund të eliminojnë skuadrën e cila që nga themelimi i saj në vitin 1963, gjithnjë ka qenë pjesë e elitës së futbollit gjerman.

Hamburgu këtë vit garat në Bundesligë i përfundoi në pozitën e 16-të, dhe tani duhet që të luftojë për të ruajtur statusin e skuadrës elitare kundër skuadrës së tretë në Bundesliga II, Grojter Furtit për të cilën skuadër sonte luajtën të dy futbollistët shqiptarë, Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi.

Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 85-të, ndërsa Mërgim Mavraj luajti gjatë gjithë ndeshjes. (infOSport.mk)