Maqedoni
LSDM ende pa përgjigje për gjuhën shqipe
18.02.2017 18:49
Ende nuk ka përgjigje nga ana e LSDM-së në lidhje me propozim ligjin për gjuhën shqipe...

Tani më dy ditë grupet e punës të LSDM-së shqyrtojnë projekt ligjin për përdorimin e gjuhëve, të cilin ua dorëzoi BDI. Përfaqësuesi i LSDM-së Bllagoj Boçvarski tha se nuk ka afat të caktuar deri kur duhet të përgjigjen në propozimet e BDI-së, por shpreson se kjo gjë do të ndodhë shpejt.
“Grupi punues i LSDM-së është duke e shqyrtuar propozimin, nuk kemi asgjë të re për të thënë. Në momentin kur do të ketë diçka për të bërë publike, do ta bëjmë menjëherë. Sa më shpejtë të jetë e mundur do të dalim me qëndrimin tonë, sepse Maqedonia nuk ka shumë kohë për të humbur dhe ne duhet të ecim përpara”, deklaroi Përfaqësuesi i LSDM-së Bllagoj Boçvarski.
Edhe pse të pytur shumë herë nga Bihaçka në as një moment nuk japin detaje lidhur me përmbajtjen e dokumentit të dorzuar nga BDI e as nëse kanë ndonjë vërjetje rreth kërkesave të partive shqiptare.
ERSAN PAJAZITI
