Kulturë
Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” organizon manifestimin “Lidhja na bashkon”
18.02.2017 19:15
Me rastin e 139 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” nga Tetova më 10 qershor do të organizojë manifestimin kulturor...

Me rastin e 139 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” nga Tetova më 10 qershor do të organizojë manifestimin kulturor tanimë tradicional “Lidhja na bashkon” nënvizoi kryetari i shoqatës Selam Sulejmani.
Ai tha se, anëtarësia e shoqatës këtë ditë do të organizoj edhe një konference shkencore “Të persekutarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në R. Maqedonisë.
“Anëtarësi e shoqatës sonë , bashkëpunëtorët tanë intelektualë dhe studiues të njohur nga vendi ynë , Republika e Kosovës, Shqipërisë bashkërisht kemi vendosur të organizojmë Konferencën shkencore me temë : Të persekutarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në R. Maqedonisë. Të persikutairt dhe të burgosurit politikë shqiptarë në vendin tonë meritojnë respekt të lartë “, shprehet Selam Sulejmani kryetar i shoqatës “Tradita”.
Ndryshe , profesor Xhelal Zejneli në fjalën e tij foli për rendësin e kësaj konference dhe temat të cilat do të shtjellohen nën këtë konferencë.
“Do të shtjellohen tetë tema ; Proceset e montuara politike, ndaj atdhetarëve shqiptarë në Maqedoni , në periudhën e pas luftës së dytë botërore e këndej , ngritja e flamurit kombëtar në vitin 1968 këtu në Tetovë , Demonstrata në Kosovë në vitin 1981 dhe reflektimi I tyre këtu në Maqedoni”, shprehet profesori Xhelal Zejneli.
Përndryshe shoqata për kulturë dhe art “Tradita” nga Tetova që nga themelimi ka organizuar shumë aktivitete kulturore, arsimore dhe shkencore këtu në vendin tonë.
VISAR SADIKI
