Maqedoni

Dy persona janë lënduar në aksidente në Tetovë

19.02.2017 12:33

Dy persona janë lënduar rëndë në aksidente që kanë ndodhur dje në Tetovë, ka informuar zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski...

Aksidenti i parë ka ndodhur në orën 11:50 minuta  në rrugën lokale për në Çellopek kur një automobil "Pasat" me targa të Tetovës i vozitur nga A.P.(66) nga Çellopeku e ka goditur këmbësorin I.I.(54)  nga fshati i njejtë. Këmbësori  ka marrë lëndime të rënda trupore - e ka thyer këmbën e majtë pas së cilës është dërguar në Klinikën spitalore të Tetovës, ku pas ndihmës së dhënë është mbajtur për shërim.
 
Në aksidentin e dytë që ka ndodhur në orën 18:30 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të rrugës për në Pirrok kanë marrë pjesë dy automjete "Pasat" me targa të Shkupit i vozitur nga J.A.(72) nga Shkupi dhe "Audi" me targa të Gostivarit i vozitur nga Z.A.(57) nga fshati Toplicë i Gostivarit. Në ndeshjen lëndime të rënda trupore ka marrë bashkëudhëtarja e automobilit "Audi" E.XH.(23) e cila është dërguar dhe mbajtur në Spitalin klinik të Tetovës për shërim të mëtutjeshëm dhe vëzhgim të gjendjes.
 
Josifovski deklaroi se policia sipas autorizimeve të prokurorit publik në vendet e dy aksidenteve ka kryer kontroll të tërësishëm dhe punohet në konfirmimin e arsyeve./mia