Fushatë për mbrojtjen e të dhënave personale "Je në të sigurt!"
Fushata sot do të realizohet në Shkup, në Qendrën Tregtare të Qytetit nga ora 12 deri në orën 16. Pastaj pasojnë në Gostivar, Shtip, Manastir, Strugë.........

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale në partneritet me 16 kompani të sigurimit dhe dy shoqata brokere, ndërsa me mbështetje të Byrosë kombëtare për sigurim dhe Agjencisë për supervizion të sigurimit sot e fillon fushatën "je në të sigurtë!".
Fushata sot do të realizohet në Shkup, në Qendrën Tregtare të Qytetit nga ora 12 deri në orën 16. Pastaj pasojnë në Gostivar, Shtip, Manastir, Strugë.
Do të organizohen pesë ditë të hapura në të cilat qytetarët do të mund të informohen për atë se nëse kompanitë e sigurimit, shoqatat brokere të sigurimit, agjentët e sigurimeve dhe shoqatat për përfaqësim në sigurim kanë të drejtë ta përpunojnë numrin e tyre të amzës, të ruajnë fotokopje nga letërnjoftimi ose pasaporta, t'ua zbulojnë të dhënat personale personave të tretë, të kryejnë marketing direkt për prodhime të reja, shërbime, lojëra shpërblyese.
