Maqedoni
Avokati i Popullit, parlamenti injoron rekomandimet e tij
19.02.2017 15:13
Avokati I Popullit, Ixhet Memeti njofton se Rekomandimet e përgjithshme që dalin nga situata në sfera të ndryshme nuk shqyrtohen, por ngelin në sirtarët e Parlamentit...

Në një intervist për REL avokati i popullit Memeti, thot se Kuvendi ose nuk don osë është vënë në një situate që të mos mund të ket kontrroll mbi pushtetin egzekutiv.
“Zyra e avokatit të popullit në hetimet që bën gjenë problemet dhe punon për Kuvendin dhe për qytetarët. Çka shfrytëzon prej saj? Asgjë. Satisfakcion i vetëm i këtij institucioni, që tentojnë ta varrosin deri në fund është që për raste individuale, në vit të konstatuara mbi 1 mijë shkelje, arritëm të bindim organet t’i pranojnë rekomandimet tona, por ato janë individuale. Por çfar bëjm me situatat e përgjithsme? Për fat të keq, rekomandimet e mia nuk pranohen , nuk kanë zgjidhje, nuk kanë efekt”, shprehet avokati i popullit Ixhet Memeti.
Memeti sërish përsëriti se bashkëpunimi I Institucionit Avokat I Popullit me institucionet tjera është shumë I dobët ndërsa me disa ska asnjë lloj bashkpunimi.
“Shumë pak mund të bëjë AP-it nëse nuk ka vullnet politik që të pranohen rekomandimet e tij. Në raportin për 2016 në disa sfera, tek disa funksionar, unë kërkoj jo vetëm përgjegjësi morale por edhe politike.Ka elemente që edhe penalisht të përgjigjen për atë që bëjnë ata, për atë që ua shkaktojnë qytetarëve”, shprehet avokati i popullit Ixhet Memeti.
Nuk kam hequr dorë nga përmirsimi I gjendjes aktual në vend, por pa bashkëpunim korekt me institucionet tjera, nuk mund të arrihet sukses. Nga kriza politike në Maqedoni më së shumti pësojnë të drejtat e qytetarëve dhe fatkeqësisht në këtë periudh mund të vlasim vetëm për kthim prapa ose shkelje masive të të drejtave të njeriut.
SANIJE DURAKU
