Maqedoni

VMRO-DPMNE, LSDM-ja është shëndruar në mbrojtëse e krimit; LSDM, VMRO mundohet të justifikoj krimin e vetë

19.02.2017 17:41

Pasi që Sead Rahiq, vëllai i ish-deputet nga LSDM Esad Rahiq, dhe katër persona tjerë kanë fituar 30 ditë paraburgim nën dyshimin se kanë shitur ilegalisht lënd narkotike...

Pasi që Sead Rahiq, vëllai i ish-deputet nga LSDM Esad Rahiq, dhe katër persona tjerë kanë fituar 30 ditë paraburgim nën dyshimin se kanë shitur ilegalisht lënd narkotike, VMRO –DPMNE përsëri akuzoi liderin e LSDM-së se janë shëndruar në mbrojtës të krimit.
 
Nga VMRO DPMNE pyesin Zaevin a ka qenë I njoftuar me këtë biznes dhe a ka marrë para për vete dhe partin që udhëheq. 
 
"Krimineli i falur Zoran Zaev dhe udhëheqësia tjetër e partisë, e kanë shndërruar LSDM-në në promotore dhe mbrojtëse të krimit dhe të asaj që është joligjore.  Kriminelët e zaevit mbaruan në burg pasi që kohë të gjatë helmonin Maqedonin me drog. A e dinit krimineli I falur Zoran Zaev për biznesin me drog të mikut të vet dhe a e ka ndimuar mikun e tij në tregtin me lënd narkotike dhe nga e gjith kjo a ka marr para për vete dhe për partin?“, shprehet Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE.
 
Ndërkohë, nga LSDM-ja permes reagimit me shkrim theksojnë se udhëheqsia kriminele e VMRO-DPMNE-së kot mundohet të arsyetojë krimin që bën.
 
“U rekomandojmë anëtarëve të ndershëm të VMRO-DPMNE të mos lejojn që të përdoren nga udhëheqsia kriminele e VMRO-DPMNE-së, e cila në përpjrkje për të shpëtuar është e gatshme që ti merr me vete të gjithë”, thuhet në reagimin e LSDM-së. 
 
SANIJE DURAKU