Konferencë e tregut të Maqedonisë të letrave me vlerë
Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë, Bursa e Maqedonisë SHA Shkup dhe Depoziti qendror për letra me vlerë SHA Shkup sot organizojnë konferencë të tregut të Maqedonisë të letrave me vlerë........

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë, Bursa e Maqedonisë SHA Shkup dhe Depoziti qendror për letra me vlerë SHA Shkup sot organizojnë konferencë të tregut të Maqedonisë të letrave me vlerë.
Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të sektorit financiar dhe industrisë së letrave me vlerë, kompanitë e kotuara dhe shoqëritë e tjera, institucionet shtetërore dhe universitetet, revizorët dhe të gjithë subjektet e tjera, veprimtaria e të cilave është e ndërlidhur me punën ose investimin në letra me vlerë.
Konferencën do ta hapë guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov, ndërsa do të mbajnë fjalim edhe kryetarja e Komisionit për letra me vlerë e Republikës së Maqedonisë, Elizabeta Çingarovska dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë SHBA Shkup, Ivan Shteriev.
Sipas organizatorëve, konferenca paraqet tubim të rëndësishëm ndërkombëtar të shtytësve me ndikim rajonal në tregjet e kapitalit.
Në konferencë do të diskutohet edhe në temën "Ku shkon tregu i Maqedonisë i letrave me vlerë, cilat janë drejtimet e ardhshme zhvillimore dhe cili është ndikimi i ngjarjeve të caktuara në tregjet e huaja të letrave me vlerë dhe reflekset e tyre në Republikën e Maqedonisë".
