Maqedoni
Ruzhin, me pak vullnet mund të formohet qeveria; Dashteski, nuk jam optimist se do të ndodhë shpejtë
19.02.2017 18:23
Në maqedoni me pak vullnet politik mund të vjen deri te formimi I qeveris së re. kështu e vlersoni profesori universitar Nano Ruzhin situatën e krijuar mes partive shqiptare dhe LSDM-së...

Sipas tij tani më është më leht pasi qe aktorët kryesor politik në këtë moment kanë vendosur vijat e kuqe të kronizëës në të cilin realizojn bisedimet dhe është çështje kohe formimi I qeveris së re.
“Janë të vendosura vijat e kuqe reth kornizës ku mundet të lëvizin partit politke që po negociojn në këtë moment për formimin e qeveris së re dhe kjo është mirë. Është çështje kohet kur do të arrihet zgjidhe. Zgjedhjet të reja nuk janë zgjidhje por vetëm do të shkaktojn destabilizim . Para ligjit të gjith duhet të jemi të barabar dhe parandaj I kemi gjith këto problem në shoqërin tonë. maqedonia duhet të respektoj marrveshjet të cilat I arrin nëse donë të del nga kriza dhe me pak vullnet politik mund të formohet qeveria e re”, shprehet profesori universitar Nano Ruzhin.
Por, profesorit Aleksandar Dashteski nuk wshtw optimist se kriza e krijuar politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit do të përfundoj së shpejti.
Sipas tij , marrë parasysh zvarritjen e procesit për formimin e Qeverisë, por edhe kërkesën e partive shqiptare lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
“Shkojm drejt zgjedhjeve të reja sepse nuk edi se sa do të zgjas, pasi që një pjesë e atyre ndryshimeve që kërkohen saj përket ligjit për përdorim të gjuhës shqipe janë të parealizueshme. Të gjitha këto ndodhi burimine kanë ngainiciativa e liderit të opizitës Zoran Zaev që të filloj ti hap çështjet etnike. Kjo nuk është mirë sepse sapo filluam një rrugë të drejt të bashkjetesës dhe tejkalimin e atyre problemeve që na mundonin çdo ditë”, shprehet profesori universitar Aleksandar Dashteski.
Dashteski mendon se situata e tanishme është e rezikshme pasi që partit politike sidomos ato shqiptare mbajn llogari se si do veprojn sepse po afrohen edhe zgjedhjet lokale.
Sipas tij partit politike tani më kanë filluar të bëjnë kombinatorikat brenda pariake se si të veprojn tani për të mos humbur besimin e partnerit politik në zdhedhjet lokale.
SANIJE DURAKU
