LSDM-ja i ka kthyer përgjigje BDI-së për gjuhën shqipe
Jo zyrtarisht mësojmë se BDI ka pranuar përgjigje rreth vlerësimeve të tyre për propozim/ligjin për gjuhën shqipe, nga LSDM-ja...

Gjatë takimeve intensive grupet e punës së dy partive kanë arritur të tejkalojnë dallimet më të mëdha rreth kërkesave të BDI-së ndërsa kanë mbetur vetëm disa gjëra më të vogla pa u pajtuar thonë, burime brenda negociatave.
Po ashtu jo zyrtarisht bëhet e ditur se perfaqsuesit e BDI-së që marin pjesë në negociata nesër do të njoftojnë kreun e partisë Ali Ahmetin për rrjedhën e negociatave ndërsa pritet që të mblidhet edhe kryesia qendrore për të shqyrtuar në detaje projekt ligjin për gjuhën shqipe.
Nga BDI thonë se nuk do të lëshojnë pe nga propozimet e tyre për ligjin e ri për gjuhën. U munduam te mesojme diç me shume nga te dy partite por per momentin jane hermetikisht te mbyllura per servisin publik.
