Botë

Fokusi i takimeve të Hoxhajt në Mynih, agjenda evropiane, zbatimi i MSA-së dhe siguria

19.02.2017 19:06

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e tretë të qëndrimit në Mynih të Gjermanisë...

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e tretë të qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shteteve dhe organizatave të ndryshme.

Kryediplomati kosovar në këto takime ka biseduar për sifdat e sigurisë në Ballkan dhe Evropë, agjendën evropiane të Kosovës, liberalizimin e vizave dhe për mbështetjen në njohjen diplomatike të Kosovës dhe mbështetjen për Kosovën në rast të aplikimit për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.