Botë

Somali, sulm terrorist, së paku 30 të vrarë

19.02.2017 19:28

Së paku 30 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga një sulm me veturë bombë në kryeqytetin somalez, Mogadishu...

Askush se ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin e 19 shkurtit, që e ka goditur një treg në qarkun Wasdajir të Mogadishus. Agjencitë e lajmeve raportojnë se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Grupi terrorist Al Shabaab ka kryer më parë sulme të ngjajshme. Gjatë ditës ky grup e ka publikuar një komunikatë ku e dënon presidentin e sapo zgjedhur, Mogamed Abdullahi duke e cilësuar atë si person që e ka braktisur fenë.

Mohamed, ish kryeministër që ka nënshtetësi edhe somaleze edhe amerikane, është zgjedhur më 8 shkurt.