Botë

Në Itali sekuestrohen 10 tonë marihuanë e kontrabanduar nga Shqipëria

19.02.2017 19:41

Një sasi prej 10 tonë marihuanë është sekuestruar mbrëmë në portin e Ankonës...

Lënda narkotike ishte nisur nga Shqipëria me një kamion të ngarkuar me hekur. Ndërkohë, mediet italiane raportojnë se në pranga ka rënë shoferi i kamionit dhe bëhet fjalë për një shqiptar.
 
Lënda narkotike zbulua rastësisht, kur doganierët po bënin një kontroll të dokumenteve pasi dyshonin se kishte probleme. Ishin qentë antidrogë, ata që zbuluan marihuanën.
 
Policia bën të ditur se droga kishte si destinacion një qytet të veriut të Italisë, ku më pas do të ndahej dhe do të shitej. Bëhet fjalë për 10 milionë doza që do të shiteshin në të gjithë Italinë e Veriut.
 
Hetimet në lidhje me këtë supertrafik janë duke vazhduar. Ndërkohë mediet shkruajnë se kjo është një nga sasitë më të mëdha të kapur kohët e fundit./mia