FIER-SHQIPËRI

Fier, plumb në kokë tregtarit të pllakave, gjendet i vrarë në makinë

16.05.2014 10:48

Pronari i një dyqani pllakash është gjetur i vrarë me plumb në kokë në makinën e tij tip Audi mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.........

Pronari i një dyqani pllakash është gjetur i vrarë me plumb në kokë në makinën e tij tip Audi mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.

Viktima,  Agron Imeri u gjet i vrarë nga roja i parkingut brenda në makinë, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Në orën 10:15 policia dhe autoritetet mjekësore kanë nxjerrë trupin e viktimës nga makina ku u gjet i vrarë Imeri.

Makina ishte parkuar në një parking pranë tregut në qendër të qytetit.

Një  grup hetimor po punon për zbardhjen e vrasjes, ndërsa roja i parkingut pritet të merret në pyetje. (ORANEWS.TV)