Maqedoni

Mot me diell me temperaturë deri në 11 gradë Celsius

20.02.2017 09:04

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me vranësira mesatare lokale...

Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit  erë mesatare me drejtim veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -2 deri në tre gradë, ndërsa e ditës prej pesë deri në 11 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të jetë mot me temperaturë nga zero deri në tetë gradë Celsius.
 
Deri në fund të javës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht me drejtim perëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të jenë negative, më të ulëta do të jenë të martën, nga -6 deri në dy gradë. Nën ndikimin e masës të ngrohtë  ajrore temperaturat do të ngrihen, gjithashtu edhe ato ditore  të cilat të premten do të lëvizin prej 12 deri në 18 gradë Celsius./Mia