Maqedoni

LAMM: Në Mavrovë reshje të dobëta të borës, vende-vende dukshmëri e ulur për shkak të mjegullës

20.02.2017 09:31

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në Mavrovë, kumtoi LAMM....

Për shkak të mjegullës, vende-vende është ulur dukshmëria në drejtimet rrugore Gostivar-Kërçovë prej 30-50 metra, Mavrovë 50, Vinicë-Berovë 50 dhe Pletvar prej 50-70 metra.
 
Në grykat malore është e mundur dukuria e shembjeve të vogla, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan - M. Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.
 
NP Rrugët e Maqedonisë bën thirrje që të kihet kujdes dhe të përshtatet shpejtësia sipas kushteve në rrugë./Mia